Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën mëngjesin e sotëm (9 maj) pasi u rrëzua nga lartësia e një pallati që po ndërtohej në Shëngjin.
Punëtori nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rastit.