Rama ka deklaruar për emisionin “Opinion” se ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i ka konfirmuar atij dorëheqjen. Kryeministri Rama shton se Nanos i është kërkuar dorëheqja sepse situata e periudhës së fundit në vend ishte kritike dhe sipas Ramës kërkonte ndryshimin e lidershipit në Policinë e Shtetit.
Blendi Fevziu: Pse u largua Gledis Nano?
Edi Rama: Ai ma ka konfirmuar mua dorëheqjen. I është kërkuar dorëheqja sepse situata e periudhës së fundit ishte kritike dhe kërkonte ndryshimin e lidershipit në Policinë e Shtetit, asnjë arsye tjetër.
Kryeministri Rama shtoi se Nanos nuk i është vënë në dyshim përpjekja, por rezultati.
Edi Rama: Unë di vetëm të them se ai ka kryer detyrën, ai ka bërë aq sa ka ditur, aq sa ka mundur, nuk i është vënë në dyshim as përpjekja, por rezultati. Me atë situatë ku ne fillum të shikojmë simptoma problematikash me të cilat Policia e Shtetit, që nga shfaqja e parcelave me kanabis në zona urbane, rryshfetet, teksa e seria e vrasjeve pa përgjigje përfshirë dhe situatën e pakëndshme në raport me disiplinimin e sezonit turitisk, kërkonin një shkundje.