Ballina Politike PS Shkodër përkujton 35-vjetorin, kryesocialisti Rama i thote “jo” Shkodrës dhe “po”...

PS Shkodër përkujton 35-vjetorin, kryesocialisti Rama i thote “jo” Shkodrës dhe “po” Lezhës. Dërgon vetëm Klosin krah Karakaçit!

{"source_type":"hypic","tiktok_developers_3p_anchor_params":"{"template_id":"","filter_id":[],"client_key":"awgvo7gzpeas2ho6","capability_extra_v2":{},"capability_key":[]}","data":{"product":"hypic","stickerId":"","infoStickerId":"","os":"ios","appversion":"8.7.0","filterId":"","playId":"","imageEffectId":"","activityName":"","enter_from":"enter_launch","pictureId":"0A4A28F3-55D4-459B-8850-84324436EE77"}}

Partia Socialiste në Shkodër zhvilloi ceremoninë përkujtimore me rastin e 35-vjetorit të krijimit të saj, ku morën pjesë drejtues lokalë, anëtarë dhe themelues të kësaj force politike. Në fokus të aktivitetit ishte vlerësimi i kontributit të figurave që hodhën themelet e PS-së në Shkodër, përmes ndarjes së certifikatave dhe dekoratave të mirënjohjes. Drejtuesi politik i PS-së për Shkodrën, Enea Karakaçi, në një reagim publik theksoi rëndësinë e rrugëtimit 35-vjeçar të partisë, duke e cilësuar ceremoninë si një moment emocionesh, kujtimesh dhe respekti për themeluesit që, sipas tij, kontribuuan me guxim, vizion dhe përkushtim në vitet e para të demokracisë.

Statusi i Karakaçit:

35 vite histori, sfida, sakrifica, përkushtim dhe besim në vlerat e demokracisë. Sot, në ceremoninë përkujtimore të 35-vjetorit të Partisë Socialiste 🌹në Shkodër, patëm nderin të bashkoheshim me themeluesit e kësaj force politike, njerëzit që hodhën themelet e një rrugëtimi të rëndësishëm për qytetin dhe vendin tonë. Me mirënjohje të thellë,  ndamë certifikatat dhe dekoratat e mirënjohjes për kontributin e tyre të çmuar ndër vite. Ishte një moment emocionesh, kujtimesh dhe respekti për ata që me guxim, vizion dhe përkushtim shkruan faqet e para të kësaj historie. Falënderim dhe nderim për të gjithë ata që kontribuuan dje dhe vazhdojnë të kontribuojnë sot për një të ardhme më të mirë. Gëzuar 35-vjetorin e Partisë Socialiste në #Shkodër!

Megjithatë, në aktivitet u vu re mungesa e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Ndryshe nga qytete të tjera të vendit, ku Rama ka qenë i pranishëm në aktivitetet përkujtimore të 35-vjetorit të PS-së, ai nuk mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Shkodër, duke u mjaftuar me dergimin e sekretarit politik Blendi Klosi.  Pjesëmarrësit nderuan kontributin e brezave që kanë mbështetur Partinë Socialiste ndër vite, ndërsa drejtuesit vendorë përcollën mesazhe për vijimin e angazhimit politik dhe organizativ në qytetin verior. Ceremonia u mbyll me urimet për 35-vjetorin e PS-së dhe me vlerësime për rolin e anëtarëve dhe simpatizantëve në historinë e kësaj force politike në Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks