Ballina Kronike Procedohen dy mjekë neurologë në Shkodë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen...

Procedohen dy mjekë neurologë në Shkodë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Dy mjekë neurologë të Spitalit Rajonal të Shkodrës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë neglizhuar në trajtimin e një 40-vjeçari, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Njoftimi i policise 

Në Shkodër, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit G. N., 53 vjeç, dhe Dh. U., 68 vjeçe, me profesion mjek neurolog në Spitalin Rajonal Shkodër, për veprat penale “Mjekim i pakujdesshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se kanë kryer mjekim të pakujdesshëm dhe kanë neglizhuar ndaj mjekimit të shtetasit F. K., 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë më pas në Spitalin “Nënë Tereza”, Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks