Ballina Aktualitet Prizreni nderon Nënë Terezën, përurohen shtatorja dhe sheshi me emrin e saj

Prizreni nderon Nënë Terezën, përurohen shtatorja dhe sheshi me emrin e saj

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit, në Prizren është përuruar shtatorja dhe sheshi që mban emrin e Shën Nënë Terezës. Ceremonia u zhvillua pranë Katedrales historike “Zonja Ndihmëtare”, në nderim të humanistes shqiptare me famë botërore.

Me vendosjen e shtatores dhe emërtimin e sheshit, Prizreni nderon figurën dhe trashëgiminë e Nënë Terezës, e cila ia kushtoi jetën shërbimit ndaj të varfërve dhe njerëzve në nevojë. Shën Nënë Tereza u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979, ndërsa në vitin 2016 u shpall shenjtore nga Papa Françesku. Përurimi i shtatores dhe sheshit u zhvillua në kuadër të festimeve për Ditën e Flamurit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks