Ballina Uncategorized Politika uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane

Politika uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh në rrjetin social Facebook me rastin e Ditës së Europës. Në postimin e tij, Rama theksoi afrimin e Shqipërisë me familjen europiane, ndërsa uroi qytetarët për fundjavën. “Në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi kryeministri. Dita e Europës shënohet çdo 9 maj dhe simbolizon paqen, unitetin dhe bashkëpunimin mes vendeve europiane. Shqipëria vijon rrugëtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, ndërsa procesi i negociatave mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë.

Nderkohë Presidenti Bajram Begaj ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës së Evropës, duke vlerësuar projektin e Bashkimit Europian si një projekt të ndërtuar mbi paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë.

Në mesazhin e tij, Begaj theksoi se kjo ditë është edhe një moment për të nderuar të gjithë ata që kontribuuan për ndërtimin dhe bërjen realitet të projektit europian. “Sot ne festojmë Ditën e Evropës dhe nderojmë të gjithë ata që ndërtuan dhe bënë realitet projektin e Bashkimit Evropian, i cili ka në zemër paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë”, shkruan Kreu i Shtetit. Presidenti u ndal edhe te rrugëtimi europian i Shqipërisë, duke theksuar se vendi është më pranë se kurrë anëtarësimit në familjen europiane. “Shqipëria është sot më afër se kurrë për të qenë pjesë e familjes europiane, e gatshme për t’i shtuar projektit europian energjinë dhe vlerat e saj”, u shpreh ai. Edhe  Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka përcjellë një mesazh edhe për qytetarët shqiptarë me rastin e Ditës së Evropës, duke vlerësuar rrugëtimin e vendit drejt integrimit evropian. Në një video-mesazh të publikuar me këtë rast, Costa përgëzoi popullin shqiptar për zgjedhjen e paqes mbi konfliktin dhe për angazhimin e tij në procesin e integrimit evropian. Ai u shpreh optimist se e ardhmja e Shqipërisë do të jetë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se ky rrugëtim është i bazuar në vlera të përbashkëta si demokracia, paqja dhe bashkëpunimi. Mesazhi i tij vjen në kuadër të 9 majit, Ditës së Evropës, që simbolizon unitetin dhe projektin e përbashkët evropian, si dhe aspiratat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks