Policia e Shtetit ka dhënë detaje zyrtare për ngjarjen tragjike të regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një person humbi jetën pasi dyshohet se u hodh nga një pallat.
Sipas deklaratës së policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 në lagjen “Vojo Kushi”, ndërsa viktima mbetet ende i paidentifikuar.
Autoritetet bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shtetas rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
📌 Në deklaratën zyrtare, Policia e Shtetit njofton:
“Shkodër/Sot, rreth orës 07:00, në lagjen “Vojo Kushi”, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i një pallati dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.”






