Policia e Krujës po zhvillon një aksion “blic” gjatë orëve të vona të kësaj mbrëmje në qytet.
Bëhet me dije se aksioni i policisë ka si synim arrestimin e personave të shpallur në kërkim, të akuzuarve si të përfshirë në ngjarje kriminale apo atyre që lëvizin me sende të paligjshme.
Mësohet se në këtë operacion po marrin pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe se kontrollit po i ushtrohet çdo makine. Nuk dihet nëse ka të arrestuar deri më tani.