Ballina Aktualitet Përroi i Glines në Vau Dejës do të rehabilitohet, Shkreli: “Një shqetësim...

Përroi i Glines në Vau Dejës do të rehabilitohet, Shkreli: “Një shqetësim i banorëve po merr zgjidhje”

Screenshot

Pas një shqetësimi të ngritur në mënyrë të vazhdueshme nga Bashkia Vau Dejës, Ministria e Bujqësisë ka miratuar projektin për rehabilitimin e përroit të Glines, një ndër problematikat e hershme që ka prekur komunitetin e zonës.

Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku i Vau Dejës, Kristian Shkreli, i cili e ka cilësuar miratimin e projektit si një hap konkret drejt zgjidhjes së një problematike të rëndësishme për banorët.

“Për vite me radhë, përroi i Glines ka qenë një problem serioz për komunitetin, duke sjellë përmbytje, dëme në tokat bujqësore dhe shqetësim të vazhdueshëm për banesat dhe familjet”, shprehet Shkreli.

Kryebashkiaku ka falënderuar ministrin dhe njëherësh të deleguarin e Qarkut, Enea Karakaçi, për vëmendjen dhe angazhimin ndaj shqetësimit të banorëve, ndërsa një falënderim i veçantë i është drejtuar edhe ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, për mbështetjen dhe bashkëpunimin institucional që, sipas Shkrelit, mundësoi konkretizimin e investimit.

Sipas kryebashkiakut, ky projekt është rezultat i bashkëpunimit institucional dhe i përpjekjeve për t’i kthyer problematikat e komunitetit në ndërhyrje konkrete.

“Ky është rasti kur bashkëpunimi i ndërsjellë sjell rezultat. Fjalët kanë vlerë kur kthehen në punë”, thekson Kristian Shkreli.

Rehabilitimi i përroit të Glines pritet të adresojë një problematikë të rëndësishme për zonën, veçanërisht sa i përket rrezikut të përmbytjeve dhe dëmeve në tokat bujqësore.

Duke e cilësuar miratimin e projektit si një zhvillim të shumëpritur, kryebashkiaku Shkreli e ka përmbledhur me një mesazh të drejtpërdrejtë:

“Përroi i Glines po bëhet!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks