Ballina Aktualitet Përplasja e skafeve në Koman, reagon policia: 5 persona të lënduar

Përplasja e skafeve në Koman, reagon policia: 5 persona të lënduar

Policia ka reaguar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Komanit, në zonën e Vaut të Dejës.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 15:15, dy mjete lundruese dyshohet se janë përplasur aksidentalisht në liqenin e Komanit.

Si pasojë e përplasjes, 5 persona kanë mbetur të dëmtuar, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Personat e tjerë që ndodheshin në dy mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime.

Pas incidentit, personat që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks