Ballina Kronike Përplasja e dh*nshme me a*më në Bushat/ SPAK merr të pandehur 3...

Përplasja e dh*nshme me a*më në Bushat/ SPAK merr të pandehur 3 anëtarë të grupit “Bajri”, në akuzë edhe shënjestra e sulmit

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Franko Lekën, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar dhe planifikuar vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij.

Sipas hetimeve, plani nuk është realizuar pasi, sapo grupi i dyshuar i atentatorëve është futur në fshatin Rranxë, në njësinë administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës, është përballur me të shtëna me armë zjarri nga Aleksandër Prendi.

SPAK ka ngritur ndaj tyre akuza për vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë, sigurim të kushteve për kryerjen e vrasjes, si dhe armëmbajtje pa leje, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Edhe Aleksandër Prendi është vënë nën hetim, pasi ndaj tij është ngritur akuza për vrasje në tentativë, pasi dyshohet se ka hapur zjarr gjatë përplasjes së armatosur.

Sipas njoftimit të SPAK të dhënë më herët, Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka, së bashku me persona të tjerë të paidentifikuar, janë nisur të organizuar dhe me mjete të blinduara drejt fshatit Rranxë, me qëllim ekzekutimin e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij.

Gjatë kalimit në zonë, palët janë përfshirë në shkëmbim zjarri. Nga provat e sekuestruara rezulton se nuk ka pasur viktima apo të plagosur, por vetëm dëme materiale në automjete. Një nga mjetet e përdorura nga grupi i dyshuar është gjetur i dëmtuar, i paregjistruar dhe me targa të huaja që nuk i përkasin automjetit.

Aktualisht, në paraburgim ndodhen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët janë vetëdorëzuar në polici pasi rezultonin në kërkim edhe për një ngjarje tjetër të ndodhur më parë në Shkodër. Franko Leka vijon të jetë në kërkim së bashku me Aleksandër Prendin./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks