Ballina Kronike Përplasen dy makina në aksin Milot-Lezhë, 2 të plagsour! Radhë të gjata...

Përplasen dy makina në aksin Milot-Lezhë, 2 të plagsour! Radhë të gjata në të dyja kahet

Screenshot

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të shtune në aksin Milot-Lezhë, ku dy makina janë përplasur.

Si pasojë të plagosur kanë mbetur dy persona, të cilët  ndodhen në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë si pasojë e aksidentit janë krijuar radhë të gjata në të dyja kahet e rrugës.

 “Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Milot–Lezhë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin B. L., automjeti me drejtues shtetasin H. J. dhe automjeti me drejtues shtetasin K. N.

Si pasojë e aksidentit, dy pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin H. J, janë transportuar në spital për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks