Ballina Sport “Për objektivin e titullit kampion”, Herald Marku bën rikthimin e bujshëm te...

“Për objektivin e titullit kampion”, Herald Marku bën rikthimin e bujshëm te ekipi i Superiores

Herald Marku është futbollisti më i ri i Vllaznisë. Mesfushori 30-vjeçar u largua nga Flamurtari për t’u rikthyer në Shkodër.

Me klubin kuqeblu, Marku ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Vlen të theksohet se në kontratë nuk ka as opsion rinovimi për një sezon më tepër.

“Herald Marku rikthehet te Vllaznia për sezonin 2026–2027, aty ku 5 vite më parë ngriti Kupën me ngjyrat kuq e blu. Sot rikthehet me një objektiv të qartë: Titullin kampion”, shkruan ndër të tjera klubi i Vllaznisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks