Me sloganin “Shqipëria në rrezik, protesto t’i dalim Zot Bashkë”, demokratët e Shkodrës janë organizuar duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e protestës kombëtare të 12 Nëntorit. Arsyet për të protestuar janë të shumta dhe situata që po kalon vendi nën qeverisjen e Edi Ramës këto 9 vite është ndër më të rëndat sipas tyre.


Qytetarët po i përgjigjen ftesës për protestë ndërsa drejtuesit lokal të partisë demokratike thonë se janë marrë masat që çdo gjë të jetë në funksion të një reagimi qytetar.


Përveç organizimit të qytetarëve në mënyrë vullnetare, për ato familje që në pamundësi ekonomike nuk mund të udhëtojnë drejt kryeqytetit, selia blu do të mundësojë nisjen e organizuar në disa pika të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu