Partia Demokratike e Shqipërisë ka nisur procesin për evidentimit të kandidatëve të saj për deputet.

Kryesia e kësaj partie ka marrë miratuar udhëzimin që ua ka nisur degëve të partisë ku janë përcaktuat kriteret dhe rregullat për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë.

Degët që kanë përfunduar procesin zgjedhore nisin menjeherë nga procesi.

Në vendimin e Kryesisë së PDSH-së thuhet se “procesi duhet të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe me synim maksimalizimin e votave”.

“Brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, në prezencë të anëtarit të Deleguar të Grupit të Punës, zhvillohet mbledhja e Kryesisë në çdo Degë të Partisë për fillimin e procesit të konsultimit me anëtarësinë dhe miratimin e kalendarit të takimeve konsultative dhe caktimin e datës së mbledhjes së Kryesisë së Degës të Partisë, në të cilën do të propozohen kandidaturat për deputetë. Mbledhja për propozimet zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga mbledhja e parë.” – thuhet më tej në vendimin e bërë publik të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Një vend të veçantë në kriteret e përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, për të cilin PD është investuar dhe e ka të panegociueshëm, ashtu sikurse ligji i lustracionit, sipas të cilit asnjë prej propozimeve të kësaj force politike nuk duhet të ketë pasur ndonjë funksion publik apo politik gjatë periudhës 1944-1991.

Kështu, në Aneksin A, kur flitet për kriteret, në pikat c dhe ç, shprehimisht thuhet se kandidati i Partisë Demokratike për përfaqësim politik për Deputet duhet të plotësojë kriteret:

c) të mos ndodhet në kushtet e pazgjedhshmërisë në një funksion publik, sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar”;

ç) në periudhën 29.11.1944 – 02.07.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike.

Gjithashtu, një vend të veçantë i është dhënë përfaqësimit të grave, të rinisë, të përfaqësuesve të të përndjekurve apo pronarëve, përfaqësues të sipërmarrjes si dhe prurjeve të reja nga bota akademike apo shoqëria civile në listat e ardhshme për deputetë, ku, mes të tjerash, thuhet se “procesi i propozimit dhe konsultimit së kandidaturave mban në konsideratë: a. përfaqësimi i grave duhet të jetë jo më pak se 30 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve; b. përfaqësimi i të rinjve të jetë jo më pak se 10 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve; c. përfshirjen e përfaqësuesëve të të përndjekurve politikë apo pronarëve, përfaqësues të sipërmarrjes si dhe prurjeve të reja nga bota akademike apo shoqëria civile”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu