Ballina Aktualitet Pas konfliktit me studenten, Asambleja e Fakultetit të Drejtësisë kërkon shkarkimin e...

Pas konfliktit me studenten, Asambleja e Fakultetit të Drejtësisë kërkon shkarkimin e sekretares!

Asambleja e Fakultetit të Drejtësisë, e mbledhur medatën 10 qershor 2026, pasi mori në shqyrtim ngjarjen e bërë publike lidhur me konfliktin e ndodhur në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë ndërmjet sekretares mësimore dhe një studenteje, deklaron sa vijon:

1. Dënon dhe distancohet nga çdo formë dhune, sjellje dhe  komunikimi joetik apo veprimi që cënon dinjitetin, sigurinë dhe integritetin e studentëve, personelit dhe çdo qytetari që i drejtohet institucionit.
2. Mbështet qëndrimin e Dekanatit të Fakultetit të Drejtësisë, të shprehur që në ditën e ngjarjes datë04.06.2026 dhe i kërkon Rektorit largimin e menjëhershëm nga pozicioni i sekretares mësimore, pranë Fakultetit të Drejtësisë, të Znj. M.H.
3. Kundërshton çdo vendimmarrje të Rektorit për sa kohë nuk reflekton qëndrimin institucional të Fakultetit të Drejtësisë.
4. Sqaron opinionin publik se nuk ka patur propozim kriteresh, as përfshirje të FD-së në procedurën e punësimit (para pak muajsh) tësekretareve aktuale të FD, kryer ngapunëdhënësi, Rektori i USH-së.
5. FD mbetet i angazhuar për ruajtjen e standardeve akademike, etike dhe institucionale, si dhe për garantimin e një mjedisi të sigurt, dinjitoz dhe profesional për studentët dhe stafin.

 

Asambleja e Fakultetit të Drejtësisë
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
Shkodër, më 10 qershor 2026

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks