Pas ngjarjes së disa ditëve më parë, ku dy të paraburgosur goditën një punonjës të policisë së burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka zhvilluar një vizitë pune në IEVP Reç, në Malësi e Madhe.
Gjatë vizitës, Kupi u njoh nga afër me stafin e institucionit dhe situatën e sigurisë brenda tij. Në fokus të takimit ishte analizimi i organizimit të punës dhe funksionimit të përditshëm të institucionit pas incidentit të fundit.
Drejtori i Përgjithshëm dha udhëzime të qarta për rritjen e standardeve të sigurisë, forcimin e disiplinës dhe përmirësimin e performancës në çdo sektor. Ai theksoi nevojën për përgjegjshmëri maksimale në detyrë dhe bashkëpunim më të ngushtë mes stafit, me synim garantimin e një funksionimi sa më efikas dhe të sigurt të institucionit.






