Ballina Kronike Operacioni blic me 11 urdhër-arreste, SPAK: Aksion kundër krimit të organizuar, trafikut...

Operacioni blic me 11 urdhër-arreste, SPAK: Aksion kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe…

Me urdhër të SPAK, po zhvillohet një operacion antidrogë i shtrirë në Tiranë dhe në qytete të tjera. Mësohet se me vendim të GJKKO-së, janë lëshuar 11 masa sigurie.

“Në përgjigje të kërkesave tuaja, ju njoftojmë si vijon: SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion në kuadër të hetimeve për një procedim penal, që lidhet me krimin e organizuar, trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Detaje të mëtejshme do të bëhen publike në vijim.”, thuhet në reagim.

Mes personave që SPAK lëshoi urdhërarrest është dhe Jetmir Pepa alias Marashi, pronar i kompanisë Pepa Group. Mësohet se urdhri i lëshuar me firmën e prokurorit Alfred Shehu, nuk është ekzekutuar ndaj biznesmenit, pasi Mir ose ndryshe Jetmir Pepa, ndodhet jashtë vendit.

Kujtojmë se emri i Pepës u lakua shumë më media pak kohë më parë kur ish-bashkëshortja e tij, Mariela Berisha dhe motra e saj, Antonela Berisha u përfshinë në një konflikt të rëndë, ku sulmua me gotë në një restorant një blogere. Kujtojmë se që dje SPAK ndërmori një aksion blic, ku lëshoi 11 urdhër-arreste, mes tyre edhe për Pepën, ndërsa shënjestroi një grup që merret me trafik droge.

Aktualisht SPAK po kryen kontrolle, ndërsa raportohet se ka disa persona të ndaluar, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks