Vllaznia e femrave nis me spektakël, 10-0 ndaj Atletik Klub
Vllaznia e femrave e ka nisur në mënyrën më bindëse kampionatin e ri.
Në sfidën e parë të sezonit, të zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”, shkodranet kanë dhuruar një paraqitje të jashtëzakonshme, duke triumfuar me shifrat e thella 10-0 ndaj Atletik Klub.
Kuqeblutë dominuan takimin nga minuta e parë deri në fund, duke e kthyer ndeshjen në një festival golash.
Ky start bindës i jep Vllaznisë së femrave një sinjal të fortë që në javën e parë të kampionatit, me skuadrën shkodrane që synon të jetë sërish protagoniste në garën për trofetë.
Një 10-0 që flet qartë për forcën e kampioneve dhe që e nis sezonin me një mesazh të fortë për rivalet.
Golat: Doçi (3), Borci (3), Ass (29, Ndoj dhe Mustafaj.






