Nis më datë 1 korrik, zbatimi i plotë i marrëveshje dy palëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore.
Insituti i Sigurimeve Shoqërore ka hartuar udhëzuesin i cili përcakton rregullat e qarta të zbatimit përmes së cilit do t’i vihet në ndihmë qytetarëve, të cilët kanë punuar dhe kanë kontribuar në skemat e sigurimeve shoqërore të të dy vendeve, të përfitojnë nga të drejtat e tyre.
Udhëzuesi, përmban procedurat e aplikimit, kriteret dhe dokumentacionin sipas të cilave lindin edhe përfitimet konkrete sipas marrëveshjes në fuqi.