Ballina Aktualitet Nga Shkodra në një prej universiteteve më të njohura të SHBA-së /...

Nga Shkodra në një prej universiteteve më të njohura të SHBA-së / Historia e Geri Bakushit, i riu shqiptar që po shkëlqen në SHBA

Një tjetër i ri shqiptar po shkëlqen në universitetet amerikane. Geri Bakushi, i lindur dhe rritur në Shkodër, është përzgjedhur nga New York University (NYU) si CDS Pathbreaker Scholar 2025–2026, një bursë e Center for Data Science që mbështet studentë me potencial të lartë për studime të avancuara.

Pas largimit nga Shqipëria, Geri u vendos në Cleveland, Ohio, ku përfundoi fillimisht studimet në Cuyahoga Community College. Rezultatet e tij e renditën në All-USA Academic Team, mes vetëm 20 studentëve më të mirë të community colleges në të gjithë SHBA-në.

Më pas ai përfundoi Bachelorin në Computer Science në Cleveland State University, duke u diplomuar Summa Cum Laude. Pikërisht gjatë këtyre studimeve u afrua me fushën e inteligjencës artificiale dhe Data Science, përmes lëndëve si machine learning, përpunimi i gjuhës natyrore dhe big data.

Paralelisht me rrugëtimin akademik, shqiptari ka punuar si Software Engineer në OEConnection, ndërsa sot po vazhdon Masterin në Data Science në NYU, me synimin për të thelluar njohuritë në inteligjencën artificiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks