Në rresht për “Një”, drejtorët e drejtorive rajonale të Shkodrës janë detyruar ditët e fundit të firmosin dorëheqjen e tyre. Veprim sa absurd aq edhe kërcënues që merret ndaj tyre prej drejtuesve të partisë socialiste të Shkodrës. Burime për newspower.al bëjnë me dije se drejtorët janë thirrur në selinë rozë për të firmosur dorëheqjen përpara kryetares së partisë, me urdhër të ish drejtueses politike të qarkut. Pa asnjë motiv por thjesht sipas orekseve të atyre që marrin poste drejtuese, të gjithë drejtorët detyrohen të rreshtohen në vijë e të kryejnë të njëtin veprim. Ky nuk është rasti i parë që ndodh një skandal i tillë pasi më herët është kryer edhe në kohën e Ilir Beqës si drejtues politik raporton newspower .al. Pjesa dërrmuese e drejtorëve e kanë kryer këtë akt, ndërsa një përqindje e vogël kanë refuzuar duke u përplasur me kryetaren e partisë për këtë kërkesë. Por pyetja që lind në të tilla raste është se përse i nevojitet një vetdorëheqje e tillë selisë rozë në Shkodër kur drejtorëve ju thuhet vijoni punën?! Pikëpyetjet janë të medha dhe një prej arsyeve mund të jetë vetëm “kërcënimi” që mund të tentohet tu bëhet këtyre të fundit. Gjithsesi me skema të tilla partia socialiste e Shkodrës duket se nuk i ka punët në vijë dhe me ardhjen e drejtueses së re politike, ministres Elisa Spiropali gjërat do të ndryshojnë raporton newspower.al. Kjo e fundit pritet të rrëzojë cdo veprim të deritanishëm dhe të nisë nga e para strukturimin e drejtorive.