Ballina Analiza dhe Komente “Lëre Bashkinë!”/ Këshilltari bashkiak Mirsad Basha shpërthen ndaj Benet Becit: “Ke dështuar...

“Lëre Bashkinë!”/ Këshilltari bashkiak Mirsad Basha shpërthen ndaj Benet Becit: “Ke dështuar ë drejtimin e Shkodrës, do pësosh humbjen më të madhe politike”

Këshilltari bashkiak Mirsad Basha ka reaguar publikisht ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, duke shprehur kritika të forta për mënyrën e drejtimit të Bashkisë dhe duke i bërë thirrje të tërhiqet nga gara politike. Përmes një postimi, Basha ka publikuar një fotografi të vitit 2022, periudhë kur, sipas tij, kishte vendosur ta mbështeste Becin përpara se ai të bëhej kandidat për kryetar të Bashkisë Shkodër. Basha thotë se për një periudhë ka qenë pranë Becit si këshilltar personal dhe se marrëdhënia e tyre politike ka zgjatur deri më 5 dhjetor 2025, kur vendosi të tërhiqej nga ky pozicion.

Statusi i plote:
Mqs me doli kjo foto e vitit 2022, perpara se te tjeret ta dinin qe Benet Beci kishte me kene kandidat per Kryetar Bashkie, dhe qe ma mbrapa e mbeshtetem, mqs besonim tek ai. Dikur i pata thane disa fjale dhe po ia tham prap sot, e ne fakt gjithmone merrte keshillat e mija, deri ne daten 5 dhjetor 2025 kur vendosa me u terhek nga ky pozicion e mos me kene ma keshilltari i tij personal apo “krahu im i djathte” sic me prezantonte.
Po ia them mqs po e shof qe po mundohet me ba nji fushate te re, qe ne fakt nuk asht e formatit te tij, dhe qe po deshton e po del bllof.
E kete nuk po ia them per me i dhane prap keshilla se si me ba fushaten, “Keshilla” e postime per te miren e qytetit po i jap cdo dite me postime ne kete grup ku ka 750.000 lexime ne cdo 28 dite, por kete here po ia them per nji arsye tjeter qe, ‘mos u merr ma me kete pune dhe lene Bashkine.
Ti bashke me Ermira Telitin, keni deshtu ne manaxhimin e ketij qyteti, te kesaj Bashkie dhe ne shume prej atyne gjanave per te cilat kena fol e punu bashke, gjithmone me idene per me i ba mire qytetit, ne iden teme te pakten..
Lene kete fushate qe ke nis me e ba ne terren, me video live e dalje publike. Sepse nese kandidon prap, ka me kene humbja ma e madhe ne historine tande politike. Dhe kete tash po shef tu i llogarit votat plus qe dole prej nesh, e tu llogarit sa vota minus ke me humb kete here.
Ti nuk e bane kete qytet ma te jetueshem. Ti bashke me Ermira Telitin, e kthyet Bashkine ne nji organizate fitimprurese, ju ndryshut cdo strukture te qytetit vec me centralizu vendimarrjen dhe perfitimet tuja. Ndryshut struktura si ne Bashki, Teater, Muze, Biblioteke etj..
Dhe ne qe kena kene afer teje, qoft ne si staf personal, qoft edhe ata pak ma larg, nuk jena asnji prej nesh krenar per ty, dhe sic e shef ti vete apo tane tjeret, asnji prej nesh nuk asht ma afer teje. Dhe ti e din pse tane ne te jena largu e ke mbet vetem, dhe asnji prej nesh nuk te la per arsye perfitimesh personale, por Ermira Teliti krijoi terrene qe me te largu njerzit qe pate afer, por tash po e kupton vone kete gja.
E keto siper nuk po ta them si ish-keshilltari jot, por po ti tham si dikush qe ka besu tek ti e qe tash nuk besoj ma sepse te njofta mire se kush je e se sa realisht don me ba per kete qytet..
Duke te pa ne terren me keto deklarat publike e video live, qe nuk jane te formatit tand e qe del bllof cdo here, me vjen zor kur mendoj se ke mbeshtetme per me na drejtu qytetin tone qe dona aq shume.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks