Një operacion mbarëkombëtar është zhvilluar ditën e sotme, për evidentimin dhe ndalimin e personave që japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, apo për anëtarë të grupeve të strukturuara kriminal.

Zbardhen emrat/ Trafikonin qenie njerëzore, kush janë efektivët e policisë që ranë sot në pranga dhe detyrat që ushtrojnë

Mes të arrestuarve ka edhe punonjës policie. Ata janë:

Komisar Altin Hasani, Specialist për Sektorin për të Huajt në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në DPPSH.

Komisar Edmond Barha, Shef Seksioni për migracionin e parregullt në Drejtorinë për Kufirin dhe Migracionin Tiranë.

Ndërsa për: Inspektor Ariel Hoxha, punonjës policie në Kom Policisë Kufitare Rinas, u vendos masë sigurie ‘arrest në shtëpi’.

Dhe detyrim paraqitje Inspektor E.H. punonjës policie në Kom Pol Kufitare Rinas./tch

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu