Ballina Aktualitet Ministri Lamallari prezanton drejtorin e ri të AMP: Forconi standardet e integritetit...

Ministri Lamallari prezanton drejtorin e ri të AMP: Forconi standardet e integritetit në Policinë e Shtetit

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, prezantoi sot drejtorin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose. Teksa falënderoi drejtorin e deritanishëm, Eduart Merkaj, ministri Lamallari theksoi se drejtuesi i ri i AMP-së, duhet të çojë më tej punën për rritjen e transparencës, forcimin e kontrollit të brendshëm dhe garantimin e standardeve më të larta profesionale në Policinë e Shtetit.

Më poshtë reagimi i plotë i Ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari:

Prezantova sot drejtorin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose. Ai merr këtë përgjegjësi në një moment të rëndësishëm për forcimin e standardeve të integritetit dhe duhet të vijojë me përkushtim këtë mision, duke çuar më tej punën për rritjen e transparencës, forcimin e kontrollit të brendshëm dhe garantimin e standardeve më të larta profesionale në Policinë e Shtetit. Falënderime për Eduart Merkaj për përkushtimin, seriozitetin dhe integritetin që tregoi gjatë drejtimit të AMP-së. Kontributi i tij ka qenë i vyer në forcimin e rolit të kësaj agjencie dhe në konsolidimin e standardeve të llogaridhënies. Angazhimi ynë për vetëpastrimin e Policisë së Shtetit është i panegociueshëm. Kushdo që cenon besimin e qytetarëve dhe uniformën, nuk ka vend në radhët e saj. Ne do të vijojmë me forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe ndëshkimit, duke mbështetur çdo hap që garanton një polici të pastër, profesionale dhe në shërbim të qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks