Digjen 4 kamionë dhe një eskavator në Milot, dhunohet roja i objektit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 01:40 në Milot,ku në një subjekt për përpunimin e inerteve janë djegur katër kamionë dhe një eskavator. Sipas informacionit paraprake, objekti është në administrim të shtetasit K.B. Ndërkohë, roja i subjektit, shtetasi M.M., 60 vjeç, është paraqitur në spital me dëmtime fizike në pjesën e fytyrës. Dyshohet se ngjarja është shoqëruar edhe me dhunimin e rojës, ndërsa rrethanat dhe motivet e saj mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.






