Pas nisjes së punës për ndërtimin e strehëzës së qenve endacak nga Bashkia Shkodër, e para e këtij lloji në Shqipëri nga një bashki, biologia Aurora Piroviq ka ndarë një mesazh sensibilizues dhe një thirrje që nisma të ndiqet edhe nga njësitë e tjera vendore.

Mesazhi i Piroviq:

E përshëndesim nismën e Bashkisë Shkodër për ndërtimin e një strehëze për qentë endacakë❣️
🔻Kjo është streha e parë në Shqipëri që ndërtohet me fondet e të ardhurave të veta, mbështetur unanimisht nga kryetari Z. Spahia dhe nga Këshilli Bashkiak.
🔻Bashkia Shkodër është e vetmja që i ka hapur dyert OJF për mbrojtjen e kafshëve “Animals Need Me” për konsultime mbi zgjidhjen e situatës.
🔻Është gjithashtu e para dhe e vetmja duke zbatuar VKM Nr. 475 të datës 30 korrik 2021 për “Bashkëpunimin e njësive të vetëqeverisjes vendore me shërbimin veterinar”. (Neni 3, pika 3)

Ftojmë:

🔻Bashkitë e tjera të ndjekin të njejtin model, të realizojnë projekte sterilizimi dhe vaksinimi për kafshët endacake në territorin e tyre.
🚫Sjellja e tyre me furgonë dhe kamionë duhet të ndalojë njëherë e mirë.
🔻Policinë të rrisë kontrollet për këto mjete transporti dhe të ndërhyjë sipas ligjit në rast evidentimi të sjelljes së qenve nga qytetet e tjera.
🔻Bashkinë dhe Shërbimin Veterinar të krijojnë struktura që përforcojnë Ligjin e Veterinarisë nr. 10456,
➡️Neni 73 për Detyrimet e pronarëve të kafshëve,
➡️Neni 76 për Veprimet që bien ndesh me mirëqenien e kafshëve.
🔻Policinë të përforcojë Nenin 207 të Kodit Penal, përkatësisht Pikat a), b), c) dhe ç) për veprime që i bien ndesh mirëqenies së kafshëve.

‼️KUJDES‼️
🔻Kjo strehëz ka aktualisht kapacitet për 90 qen.
Në qytetin tonë sillen rrugëve më shumë se 1000 të tillë.

Ndaj ftojmë qytetarët:
🔻Të mos krijojnë pritshmëri të gabuara për kapacitetin e saj.
🔻Të mos braktisin kafshët e tyre por të përpiqen deri sa t’u gjejnë familje të re.
🔻Të kujdesen për kafshët endacake në lagjet e tyre.

Përgjegjësia për mirëfunksionimin e kësaj strehe dhe për ndryshimin e realitetit në qytetin e Shkodës, është e të gjithëve.
Le të jemi qytetarë të mirë dhe të përfshihemi pozitivisht!

Falemnderës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu