Ballina Kronike Me kanabis në makinë, arrestohet 35-vjeçari në Muriqan

Me kanabis në makinë, arrestohet 35-vjeçari në Muriqan

Kontrolle intensive nga Policia Kufitare për parandalimin e goditjen e krimeve ndërkufitare, vihet në pranga një 35-vjeçar nga Kosova.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, nga Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, u vu në pranga shtetasi kosovar A. S., 35 vjeç.

Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 35-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks