Ballina Sport Mbrojtësi Rigers Sekja gati të nisë bashkëpunimin me një tjetër ekip

Mbrojtësi Rigers Sekja gati të nisë bashkëpunimin me një tjetër ekip

Ish-mbrojtësi i Murlanit, Rigers Sekja, duket se sezonin e ri do të ndjekë një aventurë të re tek skuadra e Adës. Në fakt, “Shkodra Sport” e kishte paralajmëruar edhe para pak ditësh një gjë të tillë dhe ky lajm është konfirmuar nga vetë ekipi i Adës së Velipojës.

Ashtu edhe si Kaçubela, Sekja duket se është bindur nga ana e trajnerit Altin Xhahysa për të ndjekur këtë aventurë të re tek skuadra velipojake, e cila poashtu si Murlani, militon në Kategorinë e Dytë.

Në fakt, Sekja luajti javën e kaluar në rradhët e Murlanit në ndeshjen e Kupës ndaj Veleçikut, por gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër me emërimin e Xhahysës në pankinën velipojake. Kështu, nisur edhe nga raportet mes dyshes Sekja-Xhahysa, është rënë dakord që edhe mbrojtësi të ndjekë trajnerin në këtë përvojë të re.

Shkodrasport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks