5 ditë pas atentatit me 4 viktima në Shkodër, grupi hetimor ka arritur të administrojë të dhëna nga automjeti që atentatorët përdorën në ngjarje. Rezulton se makina e djegur disa kilometra larg Dobraçit, është identifikuar si një mjet i vjedhur në prill të këtij viti në qytetin bregdetar te Durrësit. Sipas informacioneve, ai u vodh më 17 prill, në orët e para të mëngjesit, me një mekanizëm që ende nuk është sqaruar.  Policia e Shkodrës dyshon se autorët e djegies së automjetit kanë përdorur lëndë djegëse për të siguruar shkrumbimin total të makinës. Automjeti kishte targat AB 445 MC, të cilat janë raportuar si të vjedhura nga pronari. Përmes gjurmimit të kamerave të sigurisë, grupi hetimor ka zbuluar se makina e autorëve e ka ndjekur makinën që leviznin viktimat Hamza Lici, Arlind Bushati dhe personi i tretë ende i paidentifikuar, ka dale nga unaza perëndimore e Shkodrës, lagjja “Kiras”. Policia e Shkodrës po pret rezultatet e analizave të materialeve biologjike për identifikimin e personin të tretë ndërkohë që në ngjarje dyshohet se morën pjesë të paktën 4 shtetas në këtë masakër, dy autoret që qëlluan me armë, drejtuesi mjetit dhe një tjetër që i ka pritur në vendin ku u dogj mjeti. Plot 38 gëzhoja u gjetën në vendngjarje nga grupi hetimor që janë sekuestruar si provë materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu