Në një ceremoni të mbajtur në Ministrinë e Brendshme, janë certifikuar punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët u trajnuan për 3 javë nga ekspertë të misionit ICITAP.Në të mori pjesë E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn dhe drejtues e punonjës të AMP-së dhe ICITAP. Trajnimi mbi hetimin e krimeve është kryer sipas një moduli të standardizuar, miratuar edhe nga Prokurori i Përgjithshëm.Në fjalën e saj, diplomatja e ambasadës së SHBA përmendi masakrën në Shkodër, ku humbën jetën katër persona, mes tyre dy kalimtarë, rast për të cilin u shpreh se “kostoja e krimit nuk është vetëm humbje në të ardhura apo mundësi, por edhe në jetë njerëzore shqiptare”.“Vetëm javën e kaluar, kalimtarë të pafajshëm humbën jetën në Shkodër. Kështu që, kostoja e krimit nuk është vetëm humbje në të ardhura apo mundësi, por edhe në jetë njerëzore shqiptare. Puna juaj mbron bashkëqytetarët tuaj në mënyra shumë konkrete”, tha Nancy VanHorn.