
Të jesh koherent në politikën shqiptare është një nga sfidat më të mëdha që pak njerëz ja kanë dalë në rrugëtimin e tyre publik dhe politik. Deputetja e re që shpalli divorcin me socialistët, Marjana Koçeku e ka harruar “dashurinë” e pak muajve më parë dhe lëvdatat për Benet Becin. Sot kur SPAKU foli, e kwrkoi dy vite dwnim pwr kryebashkiakun, Koçeku ironizoi: Duhen urgjentisht dy peshore publike, nji për Tiranën e tash edhe nji tjetër për në pedonalen e Shkodrës.
Reagimi i plotë:
Jemi në qytetin anglez të High ëycombe, ku Kryetari i Bashkisë, pasi zgjidhet, hipën në peshore dhe peshohet publikisht në sheshin e qytetit.
Kjo traditë ka nisë qysh heret, kur banorët vendosën me i dhanë fund sjelljeve të kryetarëve të bashkive, të cilët merreshin me zullume, dhe më pas shtonin “peshë” nga jeta e kënaqshme.
Mbas nji viti shërbimi, kryetari i bashkisë peshohet përsëri dhe lajmëtari bërtet: “Ka shtu kile!” ose “Jo, nuk ka shtu kile!”. Nëse ka shtu kile… banorët merreshin me atë punë.
Me sa shoh edhe ne na duhen urgjentisht dy peshore publike, nji për Tiranën e tash edhe nji tjetër për në pedonalen e Shkodrës.
Por mw herwt Koçeku shkruante pwr Becin:
Falemners Benet Beci per organizimin e sheshit ma t’bukur festiv n’Shqipni! Pertej çdo ngjyrimi politik, Shkodra meriton vemendje, shum dashni e zhvillim.





