Robert Lewandowski mori nga duart e Shevchenkos, ambasadorit të “Laureus”, një shirit kapiteni në të verdhë dhe blu, me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës. Ky gjest u regjistrua në stadiumin kombëtar të Varshavës.

Disa muaj më parë, Lewandowski e mbështeti publikisht popullin ukrainas, duke luajtur për herë të parë me shiritin e kapitenit që përfaqëson flamurin e Ukrainës, menjëherë pasi filloi agresioni rus. Gjesti u nda nga shumë njerëz, por përveç kësaj, Polonia është treguar jashtëzakonisht e afërt me popullin fqinj. Futbollistët polakë u pozicionuan shpejt në konflikt dhe refuzuan të luanin kundër Rusisë.

Tani Schevchenko, shumë i përfshirë në kauzë, donte të falënderonte Lewandowski dhe polakët personalisht për mbështetjen e tyre. “Është një gjest simbolik, – tha Shevchenko. – Ju shpreh falënderimet tona si popull për Robert dhe polakët, për gjithçka që bëni për ne. Do të doja që Robert ta mbante simbolikisht këtë shirit kapiteni në Kupën e Botës”.

Një kërkesë e ish-yllit të Milanit, të cilën tashmë lojtari i Barcelonës e ka pranuar menjëherë” “Do t’i mbaj në krah ngjyrat e Ukrainës në Kupën e Botës së katarit. Si lojtar dhe si njeri, unë mbështes paqen dhe mendoj se këto gjeste simbolike janë të rëndësishme.

Ndjeva se të luaja me shiritin e ngjyrave ukrainase, siç bëra menjëherë pasi filloi pushtimi i vendit të tyre, do të ishte një gjest i qartë nga ana ime, duke i treguar botës se kjo luftë po ndodh vërtet. Për këtë duhet të flasin edhe sportistët raporton newspower.al.

Unë do të doja t’i falënderoja të gjithë polakët për ndihmën që i kanë dhënë Ukrainës në mënyra të ndryshme. Historia e shiritit është paksa kurioze. Unë isha duke luajtur për Bayernin jashtë shtëpisë, kështu që më duhej të improvizoja një të tillë. E kam qepur vetë, duke kombinuar ngjyrat para ndeshjes”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu