Ky është Kujtim Luli, hidrauliku që ka një jetë që punon me ujin.

Prej 50 vitesh është pjesë e ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër. Dita e fundit e punës është e veçantë për të.

Ishte vetëm 14 vjeç kur hidrauliku shkodran Kujtim Luli nisi punën për herë të parë në vitin 1972.

Gjatë punës prej 50 vitesh hidrauliku Luli rrëfen disa prej momenteve më kritike siç janë përmbytjet e 2010-ës në Shkodër.

Kujtim Luli: Përmbytjet e stacionit të pompave kanë qenë problem. Kemi shkuar atë natë dhe i kemi hequr pompat nga puna, nejti Shkodra 24 orë pa ujë. Pasi iku uji kemi shkuar dhe i kemi rregulluar edhe një herë.  

Ajo për të cilën Luli ndjen keqardhje është fakti që hidraulikët e rinj emigrojnë në një kohë kur qyteti ka nevojë për mjeshtra.

Kujtim Luli: Sot për sot në Shkodër edhe djemtë e rinj që kanë mbaruar punojnë. Disa të rinj që kanë mbaruar kurset e shkollat kanë emigruar. Shkodran ka nevojë vazhdimisht për mjeshtra.

Ndërkohë që për profesione si hidrauliku ka mangësi, 65 vjeçari thotë se do ta vijojë punën edhe pas pensionit.

Kujtim Luli: Do ta vazhdoj edhe pas pensioni.

Kujtim Luli në Shqipëri por edhe në Kosovë rezulton si hidrauliku më jetëgjatë i ndërmarrjeve të ujësjellësit. Për këtë arsye ju dorëzua një çmim simbolik në një konferencë të përbashkët të zhvilluar mes Shoqatës së Ujësjellësit të Shqipërisë dhe Kosovës në Prishtinë teksa i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu