Krishti u ngjall! Besimtarët katolitë në mbarë botën festojnë sot Pashkët, ditën e ringjalljes së Krishtit. Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin fetar.

Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: Për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar. Kjo ditë e shënuar feston ringjalljen e Jezusit dhe konsiderohet si një rilindje e krishterimit. 

Në meshën e kremtuar në mëngjesin e të dielës së Pashkës, arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra përpos urimit të tij përmendi edhe disa fenomene negativa nga të cilat shoqëria shqiptare duhet që të lirohet duke patur vetëm një rrugë të vetme besimin në Zot. 

Monsinjor Massafra tha se është e mundur që të fitojë e mira mbi të keqen ndërsa u ndal edhe tek lufta në Ukrainë apo Palestinë duke uruar për rikhimin e paqes. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu