Një aksident i rëndë është shënuar në Velipojë mëngjesin e kësaj të diele.
Një 77-vjeçar i identifikuar si Kol Ujka, i cili po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një automjet e si pasojë e plagëve të marra i moshuari ka ndërruar jetë në vend.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia e lartë e makinës.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit Marash Biçaku është arrestuar nga policia.