Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Muhamet Rrumbullaku i shoqeruar nga drejtues te Departamentit te Krimeve ne Drejtorine e Pergjithshme, vizite blic ne Shkoder.

Rrumbullaku eshte takuar me drejtues te larte te Policise se Shkodres, ku ka kerkuar zbardhjen e ngjarjeve qe kane troditur Shkodren.

Qellimi kryesore i ketij takimi ka qene zbardhja e vrasjes se 19 vjecarit Erjon Xhenja. Rrumbullaku ka kerkuar administrimin e te gjithe provave qe disponon policia nderkohe qe sektori i kriminalistikes prane Drejtorise se pergjithshme eshte vene ne dipozicion te grupit hetimor per zbardhjen e kesaj ngjarje te rende qe ka tronditur Shkodren.

Burimet bejne me dije se takimi ka zgjatur afro 60 minuta ne ambjentet e Drejtorise se Policise qarku Shkoder.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu