Vllaznia e femrave luan te merkuren perballe Vorskla Kharkiv. Perballja ne fjale qe nis oren 18.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres ka ngjallur nje interesim te madh tek tifozeria kuqeblu e jo vetem. Drejtuesit e Vllaznise u kane bere ftese te gjithe ekipeve te moshave si dhe nxenesve te shkollave qe te jene te pranishem ne shkallet e stadiumit per te mbeshtetur vajzat kuqeblu. Por nga ana tjeter ne adrese te klubit ka ardhur edhe nje kerkese e veçante. Vllaznine e femrave kane deshire ta ndjekin edhe nje grup Afganesh qe prej muajsh jane strehuar ne Lezhe. Mes tyre ka edhe sportiste te kombetares se ketij shteti. Presidenti i klubit Alban Xhaferi dhe ai i femrave Lazer Matija mesohet se do te vene ne dispozicion te tyre 2 autobuze per te shkuar nga Shkodra per t’i marre ne Shengjin, per t’i sjelle ne stadium ku do t’i krijojne te gjitha kushtet per ta ndjekur ndeshjen dhe per t’i kthyer serish ne Shengjin. Numri i afganeve qe pritet te jene neser ne “Loro Boriçi” mendohet te jete rreth 100. Vllaznia do ti luaje te dy ndeshjet e champions ne Shkoder ku shpreson fitoren dhe kualifikimin ne 16-she. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu