Ballina Aktualitet Ambasada Britanike reagon për protestën në Tiranë: Policia të shmangë veprimet joproporcionale

Ambasada Britanike reagon për protestën në Tiranë: Policia të shmangë veprimet joproporcionale

Në lidhje me protestën e dhunshme që po zhvillohet në Tiranë ka reaguar edhe Ambasada Britanike në Tiranë. Në qëndrimin e vet, Ambasada Britanike dënon dhunën e ushtruar dhe bën thirrje për të ulur tensionet.

DEKLARATË

14 Tetor 2026

Ambasada Britanike në Tiranë nënvizon rëndësinë e të drejtës për protesta paqësore dhe lirisë së shprehjes, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë, e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia.

Ambasada Britanike u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve.

AMBASADA BRITANIKE NË TIRANË

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks