Ballina Aktualitet Kreu i qarkut Shkodër Edmond Ndou uron studentët për nisjen e vitit...

Kreu i qarkut Shkodër Edmond Ndou uron studentët për nisjen e vitit të ri akademik: Shkodra është pjesë e historisë dhe së ardhmes suaj

Me nisjen e vitit të ri akademik 2026–2027, Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, ka përcjellë një mesazh urimi për studentët, pedagogët dhe stafin akademik të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Statusi i plote:

Të dashur studentë, pedagogë dhe staf akademik,
Në nisje të vitit të ri akademik 2026–2027, ju përcjell urimet më të përzemërta për një vit të mbushur me dije, përkushtim, suksese dhe mundësi të reja.
Një urim i veçantë shkon për të gjithë të rinjtë që kanë zgjedhur Shkodrën dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” për të ndërtuar rrugëtimin e tyre akademik. Kjo zgjedhje është më shumë se një zgjedhje studimesh, është një zgjedhje për të jetuar, mësuar dhe kontribuar në një qytet me një traditë të veçantë në arsim, kulturë dhe dije.
Shkodra ka qenë dhe mbetet një vend ku breza të tërë janë formuar, ku dija dhe kultura kanë gjetur gjithmonë hapësirë dhe ku të rinjtë kanë sjellë energjinë dhe vizionin e tyre. Sot, ju jeni pjesë e kësaj historie dhe njëkohësisht pjesë e së ardhmes së saj. Të dashur studentë, mos e shihni universitetin vetëm si një etapë drejt një profesioni. Shfrytëzojeni këtë periudhë për të njohur njerëz, për të krijuar miqësi, për të zbuluar veten dhe për të ndërtuar një vizion për atë që dëshironi të bëheni.
Të dashur pedagogë, ju falënderoj për misionin dhe përkushtimin tuaj në formimin e brezit të ri. Çdo dije që përcillni dhe çdo vlerë që kultivoni tek studentët është një kontribut për të ardhmen e Shkodrës dhe të gjithë vendit. Si Kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër, ju uroj që ky vit akademik të sjellë sa më shumë arritje, frymëzim dhe besim tek e ardhmja.
Mirë se vini në Shkodër, mirë se vini në Universitetin “Luigj Gurakuqi”!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks