Ballina Ekonomi Konfindustria kundër Paketës Fiskale 2023, gati me një listë kërkesash

Konfindustria kundër Paketës Fiskale 2023, gati me një listë kërkesash

Konfindustria përmes një deklarate së fundmi nga Administratori i Përgjithshëm, Gjergj Buxhuku se paketa fiskale 2023 është jo profesionale dhe e paplotë, duke marrë parasysh zhvillimet ekonomike të fundit në tregjet vendore dhe globale.

“Konfindustria vlerëson, se Paketa Fiskale 2023 e propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë/MFE është jo profesionale dhe e paplotë, parë zhvillimet e fundit të tregjeve vendore dhe globale dhe sidomos pasojave të krizës së energjisë.  Si e tillë jo vetëm nuk mbron ekonominë kombëtare, por dëmton rëndë mbi të gjitha interesat e industrive dhe prodhimit vendor, duke favorizuar qartësisht lobet importuese,” tha ai.

Ai deklaroi se Konfindustria po përgatit nëj listë kërkesash për paketën fiskale 2023.

“Konfindustria është duke përgatitur listën e kërkesave për Paketën Fiskale 2023. Kërkesat kryesore të saj do të përqëndrohen në përballimin e krizës së energjisë dhe uljes së çmimeve të karburanteve.  

Në anketën e organizuar nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë për paketën fiskale 2023, pothuaj 96% e bizneseve dhe industrive kanë shprehur shqetësim kryesor për aktivitetin e tyre tregëtar përkatësisht cmimet e larta të karburanteve dhe energjisë elektrike,” tha Buxhuku.

Një prej kërkesave do të jetë heqja e plotë e taksës së qarkullimit të karburanteve.

“Për sa më sipër do të kërkohet në Paketën Fiskale 2023 si hap i parë, heqja e plotë të “ taksës së qarkullimit” të karburanteve me të ardhura vjetore për buxhetin e shtetit afër 160 milionë euro/vit. Ndërkohë, vlerësohet se, nëse luftohet efektivisht kontrabanda masive në tregun e karburanteve, efektet e drejtëpërdrejta buxhetore të heqjes së “taksës së qarkullimit”, jo vetëm do të jenë zero, por do të tejkalohen pozitivisht.

Mbështetur në të gjithë krahësimet e zhdoganimeve dhe konsumit të karburanteve me shtetet e Rajonit, jo më pak se 300 milionë euro mund të jenë të ardhura të munguara, që nuk shkojnë në buxhetin e shtetit.

Gjithashtu, të ardhurat për buxhetin e shtetit do të shtohen si pasojë e rritjes ekonomike nga ulja e kostove të karburantit për industritë, biznesin dhe qytetarët.

Shtysë e fortë për kontrabandën masive në tregun e karburanteve në Shqipëri është edhe niveli i lartë i taksimit,” deklaroi ai.

Konfindustria vlerëson, se ulja e ngarkesës fiskale për karburantet dhe përmirësimi i menaxhimit të sektorit të energjisë elektrike, duhet të kenë qëllim arritjen e të paktën nivelit të çmimeve të vendeve të Rajonit në vitin 2023 për biznesin dhe qytetarët.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks