Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli sot thirrjen për fillimin e procedurave për plotësimin e pozicionit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të gjithë prokurorëve që janë të emëruar në
Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të kandidojnë
duke paraqitur një platformë kandidimi (font “Times New Roman”, madhësia 12).
Platforma ndër të tjera duhet të përmbajë dhe të shoqërohet sipas rastit nga
dokumentacioni që provon:
a. Eksperiencën në ndjekjen e çështjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të
organizuar;
b. Eksperiencën dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture;
c. Eksperiencën në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative;
d. Eksperiencën në çështje të cilat kanë marrë vëmendje të lartë publike, dhe
ndërveprim me median;
e. Aftësitë në drejtimin efektiv të burimeve njerëzore;
f. Vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë së Posaçme si
një institucion funksional dhe efektiv;
g. Imazhin publik të karrierës së tij/saj si prokuror;
Kandidatët që dëshirojnë të shprehin interesin për pozicionin vakant duhet të
paraqesin platformën dhe dokumentacionin shoqërues brenda datës 2 nëntor 2022, ora 24:00.
Platforma e kandidimit bashkë me dokumentacionin shoqërues duhet të paraqitet në
rrugë postare ose dorazi pranë zyrës së protokollit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Gjithashtu, ky dokumentacion mund të paraqitet i skanuar në formatin “.pdf” në rrugë elektronike, në adresën: [email protected].