Prej pak ditësh një pjesë e komunitetit rom u vendosën në kontinierët e ndërtuar që prej dy vitesh e gjysëm më parë në afërsi të lagjes Skenderbeg të Shkodrës. Kryetarja e këshillit bashkiak Brisela Kadia bashkë me komisionin e çështjeve sociale zhvilluan një inspektim në këtë kamp social.

Kryetarja e këshillit bashkiak Brisela Kadia dhe kryetarja e komisionit të çështjeve sociale Nersada Mandia u shprehën se shpresojnë që komuniteti rom tashmë të integrohen plotësisht.

Alfred Zefi i shoqatës “Shpresë për Botën” tha se tashmë pas strehimit nevoja më e madhe për komunitetin rom është punësimi.

Vlera totale e këtij kampi social është 71 milion lekë dhënë nga qeveria shqiptare ndërsa 25% e financoi bashkia Shkodër. Në këto kontinierë janë vendosur 142 banorë që më përpara jetonin në kushte shumë të vështira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu