Pas vizites se kryeministrit Rama ne Shkoder ka reaguar kandidati per deputet i PD Bardh Spahia. Ai i ka derguar nje mesazh zonjave të Shkodrës: Ju nuk meritoni një harbut që t’ju drejtohet me një fjalor të turpshëm.
Zonjave të nderuara të Shkodrës,
Ju nëna, motra, gra dhe bija të një qyteti me tradita e dinjitet, kam sot një thirrje nga zemra për secilën prej jush. Ju nuk meritoni një harbut që t’ju drejtohet me një fjalor të turpshëm. Bojkotoni dhe përbuzni një individ që përçmon autizmin apo u bën thirrje fëmijëve të shohin fotot e tij nudo. Shkodra, qyteti ynë djep i kulturës, i dinjitetit dhe i vlerave, nuk meriton të përfaqësohet nga askush që i nëpërkëmb këto parime.
#voto1
#partiademokratike
#aleancapershqiperinemadheshtore
#votobardhspahia