Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasen L. Sh., 23 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit: A. J., 25 vjeç, F. Y., 30 vjeç, D. A., 34 vjeç, T. D., 46 vjeç, E. Ç., 30 vjeç, D. H., 19 vjeç, A. B., 27 vjeç, E. P., 30 vjeç dhe G. B., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe në automjetet me të cilat ata qarkullonin, në Shëngjin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të vogla të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë, kanabis, ekstazi dhe 2C-B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. L., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vendosur disa shezlongë dhe çadra, në plazhin e Shëngjinit, pa leje nga organet kompetente.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi një shtetas 12 vjeç, duke drejtuar monopatinën, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 12-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu