Ballina Kronike Jeton Lami kërkon lirinë, avokatët në Apel kërkojnë ekspertizë pamjeve filmike të...

Jeton Lami kërkon lirinë, avokatët në Apel kërkojnë ekspertizë pamjeve filmike të lëvizjeve të Ervis Martinaj

Në Gjykatën e Apelit mbahet sot seanca për vlerësimin e masës së sigurisë së Jeton Lamit, ish agjentit të skuadrës së kërkimit “Fast”.

Lami është paraqitur në seancë me 2 avokatët e tij. Ata kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e tij pasi pretendojnë se nuk kanë lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohen.

Nga informacionet që kam avokatët pretendojnë se nuk vërtetohet nga policia as prokuroria që Jeton Lami e ka shoqëruar deri në momentet e fundit Ervis Martinaj dhe kërkojnë bërjen e një ekspertize të pamjeve filmike për të vërtetuar nëse është i njëjti person apo jo” informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Jeton Lami u arrestuar për shpërdorim detyre duke u akuzuar se ka ndihmuar Ervis Martinajn të lëvizte gjatë kohës që ishte në kërkim. Ndërkohë që të dielën, e 18 shatorit u transportua nga Burgu i Shën Kollit në Lezhë, drejt burgut 302 në kryeqytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks