Survejim nga ajri për zbulimin e armikut me dronin “Puma”. Ndërhyrje me mjete të blinduara ushtarake.

Zjarr me murtaja. Neutralizimi dhe asgjësim i kundërshtarëve nga forcat speciale.

Në Bizë këtë shtator mbi 1 mijë trupa të Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë zhvilluan stërvitjen më të rëndishme ushtarake të Forcave të Armatosura.

Efektivët për gati një javë ishin nën vëzhgimin e monitoruesve të NATO-s.

Në përfundim të stërvitjes ky Grup Batalion u certifikua nga NATO si i aftë në kryerjen e gjithë spektrit të operacioneve tokësore sipas detyrave kombëtare apo atyre të aleances.

Në cilësinë e kryetarit të ekipit të vlerësimit, grup batalionin e këmbësorisë së lehtë e deklaroi “Mission Capable”, të aftë për mision,” tha ai.

Vlerësim dhe certifikim sipas standardeve të aleancës pati edhe në vitin 2018 por këtë shtator risi ishte modernizimi.

Shefi i shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Arben Kingji tha se agresioni Rus ndaj Ukrainës solli sfida të reja në fushën e sigurisë.

“Teksa jemi duke u përballur me sfida të reja, nga kërkohet një angazhim i lartë, në përmirësimin e kapaciteteve operacionale, për të qenë të aftë të përgjigjemi në kohë dhe me fuqinë e duhur këtyre sfidave e kërcënimeve,” tha ai.

Mbrojtja e territoreve të Aleancës u shpreh Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është një ndër detyrat e Forcave të Armatosura Shqiptare.

“Kërkesa e Aleancës për certifikimin dhe rritjen e nivelit të gatishmërisë të forcave të saj, bëhet edhe më “imediate” sot në realitetin e ri të sigurisë, të cenuar rëndë pas agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës,” tha ai.

Grup Batalioni i Këmbsorisë së Lehtë nuk është strukturë e përhershme e Forcave Tokësore por është një strukturë operacionale që merr pjesë në aksionet që përcakton Aleanca.

Certifikimi i radhës do të jetë pas katër vitesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu