“Shqiponja dhe Oktapodi”,  vepra e  autorit Italian Gianni Palagonias bëri bashkë dashamirës të librit në qendren rinore “Arka” në Shkodër. Ky botim i ish policit të antimafias, tregon se si personazhi kryesor mbërrin në Vendin e shkatërruar të Shqiponjave, ku mësoi detajet e misionit, Palagonia gjeti  veten edhe dashurinë. 

Gianni Palagonia, autor

Është një libër i vecantë sepse flet për Shqipërinë dhe misionin që kam bërë këtu 2006-2007 me Interpol, ku tregohen peripecitë investigative, por mbi të gjitha tregoj jetën e Shqiptarëve, të shumë njerëzve të mirë që kam njohur, por edhe të shumë të këqijve. Kam dashur ti jap më shumë hapësirë ëndrrave të shqiptarëve, zemrës, shpirtit. Kam dashur ti jap më shumë hapësirë njerëzve të mirë që prezantojnë Shqipërinë. Kjo është pra eksperienca ime investigative dhe jo vetëm. Më qëllon të shoh në media, e kam parë dhe ndjekur edhe këtu ndërsa kam qëndruar e kam vizituar 23 shkolla. Fatkeqësisht fillon cdo mëngjes, me 3 gjëra: korrupsion, kallashnikov dhe drogë. Është diçka e shëmtuar. Hyra në një klasë dhe të rinj që duan të largohen të ikin nga ky vend. E për ku, në Britani? Po për cfarë duan të ikin atje, për shtëpitë e barit sigurisht. Do të doja diçka ndryshe, që të flitej për bukuritë e vendit tuaj. Pjesa e keqe e Shqipërisë po shkatërron atë të bukurën. Nuk flitet për të mirat, e këtë duhet ta luftoni. Duke hyrë në kulturën e denoncimit. Sepse kur këta njerëz të kuptojnë që shqiptarët nuk kanë frikë të flasin, të denoncojnë, fillojmë ti shkatërrojmë pak nga pak.

Palagonia, apo emri i vërtetë i tij Giuseppe Monforte thotë se shqiptarët duhet me forcë të kultivojnë kulturën e të denoncuarit. Vetëm kështu mund të fitohet përballë së keqes raporton newspower.al.

Librat e mi janë të dobishëm, sepse tregojnë si mendon krimi. Ajo që ndodh cdo ditë apo që ka ndodhur në të shkuarën në Shqipëri, më bën shpesh të mendoj për Sicilinë time. Kriminelët shkojnë në burg, njihen, flasin e shkëmbejnë eksperienca. Nuk është e pamundur që këtu të ndodhin gjëra që kanë ndodhur në Sicili, sepse sjellin këtë eksperiencë. Kam sjellë këtë mesazh për t’ju treguar dhe bërë të kuptojnë shqiptarët këto gjëra, që të reagojnë. Këtu duhet ndryshuar mentaliteti dhe të futet kultura e denoncimit, pasi të denoncosh nuk do të thotë të spiunosh. Është një e drejtë civile. Është një e drejtë e juaja. Po i denoncuat, mund të fitoni dhe ju të etiketoheni si vendi i drogës dhe krimit. Duhet ju të parët të luftoni këtë sistem.

Ai nuk pajtohet me etiketimin që shpesh e hasë në Shqipëri, një polici e korruptuar. Për këtë jep argumentet bazuar edhe në përvojën personale të bashkëpunimeve që ka patur me këtë strukturë.

Të flasësh për polici të korruptuar nuk është e drejtë sipas meje. Mund të jenë përsona të caktuar në polici, si në shumë vende të tjera, që janë të inkriminuar. Por pjesa më e madhe mund t’jua siguroj janë njerëz profesionit, që me sakrifica mundohen të bëjnë punën e tyre. Nuk jam dakort me këto përkufizime. Po ju marr një shembull, sikur edhe 5 policë të jenë të korruptuar, apo njëri i vetëm, bëjnë dëm të madh, sepse i jep grupit mafioz të dhëna që është në hetim. Të gjithë policët e mirë që këto gjëra si bëjnë, marrin një dëm shtesë, sepse etiketohen nga masa si të korruptuar. Nuk janë të gjithë policët e korruptuar. Kohët e fundit po bëjnë operacione të rëndësishme, edhe në Shkodër. Po të kishin qënë të korruptuar të gjithë, këto gjëra nuk do të kishin ndodhur. Hetimet nuk janë kurrë të njëjta, apo të lehta. Ne Itali kemi policinë më të mirë në botë. Se themi ne, e thotë edhe FBI. Sepse kemi një eksperiencë të madhe për shkak të krimit, atentateve mafioze, terrorizmit dhe gjërave të rënda që kanë ndodhur. Edhe Shqipëria duhet të bëjë eksperiencat e saj, është një rrugë qe e kemi bërë edhe ne. Policët që kam bashkëpunuar këtu, ishin profesionist por edhe kishin dëshirë të ndryshonin gjërat. Ka edhe nga ato që ecin kundër rrymës që duan të prishin gjithçka. Mendoj që eksperienca jonë e dhënë në këto vite, ka shërbyer pozitivisht. Operacionet e fundit të SPAK janë tejet pozitive dhe po e dëshmojnë këtë gjë, që vite më parë as që imagjinoheshin.

Anëtar i sektorëve të hetimit, ka zhvilluar një përvojë të mirë në operacione të rëndësishme kundër mafies, kriminalitetit të organizuar e ndaj terrorizmit të brendshëm. Librat e Palagonias janë një etyd mbi vlerat morale, mbi vetë sakrifikimin, deri edhe në idealizëm, të njerëzve që punojnë për të çrrënjosur një të keqe që ka hyrë deri në palcë të shoqërisë. Më herët ai ka botuar edhe dy libra të tjerë ben me dije newspower.al: “Në duart e askujt”, dhe “Heshtja”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu