U përball me situatë problematike të krijuar nga reshjet, Bashkia Shkodër ndërhyn në territor për normalizimin e gjendjes.
Me ndalimin e reshjeve të shiut, në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër është punuar me intensitet të lartë për kthimin e gjendjes në normalitet, aty ku ka patur probleme.
Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve dhe ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime, sëbashku me punonjësit e bashkisë, kanë kryer largimin e inerteve nga rrugët, pastrimin e plotë të tyre dhe më pas larjen, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe shmangien e aksidenteve.
Kryeinxhinjeri i UKSH Lazër Pema ju bën apel qytetarëve dhe bizneseve të tregohen të kujdesshëm në mbajtjen pastër të territorit, pasi mbetjet ndikojnë në bllokimin e rrjetit të kanalizimeve të ujrave të bardha. Me nisjes e stinës së reshjeve kjo ndërmarrje ka hartuar një plan pune për mirëmbajtjen e plotë të sistemit të kanalizimeve nëntokësore, në qytet dhe njësi administrative.