Një incident elektoral është regjistruar pranë zyrës së kandidates së PD në Qarkun Shkodër, Senada Mehmeti. Policia bashkiake ka tentuar të mbyll këtë zyrë, por ka gjetur kundërshtimin e kandidates Mehmeti. Shkresa ka ardhur në bazë të një vendimi të KQZ, por kandidatja Mehmeti thotë se kjo është reprezalje politike në prag të mbylljes së fushatës dhe se vendimi vjen pa paralajmërim në përpjekje për frikësim.
Mehmeti shkoi pranë një zyre të PS, disa metra më tutje, ku tha se është e paprekur. Për Mehmetin, kjo është dhunë ndaj opozitës dhe qytetarëve që duan ndryshim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu